LajmeRajon

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqin, ku po diskutohet për zgjedhjet e reja. Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit. Lexo edhe: Disa kongresistë amerikanë dalin me nismë për ti vënë emrin e Eliot Engel Ambasadës në Kosovë Kosova dështoi ta zgjedhë presidentin e ri, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, që ishte data e djeshme, 28 prilli. Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të bëjë marrëveshje me opozitën për këtë çështje dhe si rezultat i kësaj vendi shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh. Qe i bie që zgjedhjet mund të zhvillohen me 31 maj ose 7 qershor.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen sa më vonë.

Sa i përket buxhetit të KQZ-së, Radoniqi tha se mund të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara, transmeton Klankosova.tv.

“Sa më vonë. Çështja e buxhetit nuk është diskutuar ende në KQZ, por besoj se do të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara. Sa i përket datës, kemi kërkuar që të kemi sa më shumë kohë, na duhen përgatitje sepse nuk është proces i lehtë”, tha Radoniqi.

Megjithatë, Radoniqi e pohoi se ka kërkuar që 7 qershori të jetë dita kur të mbahen zgjedhjet, ashtu siç parashihet nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

Related Articles

Back to top button
Close
Close