
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës sës sotme ishte pjesë në seancën e 42-të të Këshillit për Zhvillim të Rajonal nga ku theksoi se si qeveri mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e një qasjeje të koordinuar dhe efektive që garanton zhvillim të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, shkruan Top24
Në këtë takim mes tjerash u diskutua edhe për zhvillimin e barabartë të të gjitha rajoneve, me fokus në prioritetet dhe politikat për vitin 2026. Në këtë drejtim, u diskutua edhe për ndarjen e mjeteve financiare për projektet zhvillimore në rajonet planifikuese, zonat rurale, hapësirat urbane si dhe zonat me nevoja specifike zhvillimore.



