KurioziteteLajme

Turisti ndërron jetë gjatë pushimeve në Egjipt pasi kafshohet nga një gjarpër

Një turist gjerman u kafshua për vdekje nga një gjarpër ndërsa ishte me pushime me familjen e tij në Egjipt.

57-vjeçari nga rajoni Unterallgäu i Gjermanisë, ishte me pushime me dy anëtarë të tjerë të familjes përgjatë bregdetit të Detit të Kuq.

Ai tregoi shenja të dukshme helmimi dhe u dërgua në spital, ku edhe ndërroi jetë. Rezultatet e një ekzaminimi toksikologjik janë në pritje, sipas CNN.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 81,000 deri në 138,000 njerëz vdesin në nivel global nga kafshimet e gjarpërinjve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close