
Mediumi Tv Alfa publikoi dokumente që tregojnë detaje të reja për “vizën e artë” të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, në Dubai.
Sipas raportimit, Filipçe e ka marrë vizën në shtator të vitit 2023 dhe ajo është e vlefshme deri në vitin 2033. Në dokumentet e publikuara thuhet se ai është regjistruar si drejtor ekzekutiv në një kompani për investime dhe menaxhim, e vendosur në një zonë ekonomike në Dubai, dhe jo si mjek apo neurokirurg.
“Viza e artë” në Emiratet e Bashkuara Arabe zakonisht u jepet investitorëve të huaj që bëjnë investime të mëdha financiare, por edhe profesionistëve të kualifikuar në kushte të veçanta.
Nga ana tjetër, Filipçe disa herë ka reaguar duke i quajtur këto raportime si “lajme të rreme” dhe përpjekje për të devijuar vëmendjen nga çështje të tjera, pa dhënë sqarime të detajuara për përmbajtjen e dokumenteve.



