LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski, akuzat e raportuesit Waitz i lexon ndryshe!

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, sot komentoi se informacionet e tij për vlerësimet në raportin e euro-raportuesit Thomas Waitz lidhur me reformat në Maqedoni janë të kundërta me atë që ka deklaruar Waitz në një intervistë për një media bullgare. “Nuk e di cilin raport të raportuesit Waitz keni lexuar. Përkundrazi, ai raport që unë kam dëgjuar është krejtësisht i kundërt me pyetjet tuaja”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes për të komentuar deklaratën e Waitz se në vend nuk ka pasur reforma gjatë një viti, shkruan gazeta KOHA.

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, në një intervistë për “Euronews Bullgaria”, tha se vendi dhe qytetarët mund të humbasin një mundësi kyçe për përparim drejt Bashkimit Evropian nëse Qeveria nuk e shfrytëzon momentumin aktual për integrimet në BE. Ai përsëriti se ndryshimet kushtetuese mbeten një kusht pa të cilin negociatat me BE-në nuk mund të vazhdojnë.

Nga LSDM përmes një komunikate thonë se deklarata e raportuesit Ëaitz është një konfirmim i qartë dhe alarmant i asaj që partia opozitare e ka paralajmëruar prej muajsh.

“Me Mickoskin nuk ka përparim, nuk ka reforma. Me një vlerësim të drejtpërdrejtë se gjatë vitit të fundit nuk kemi parë asnjë progres, Waitz thotë në mënyrë eksplicite se nuk sheh përkushtim serioz të Qeverisë për reforma, veçanërisht në sundimin e ligjit. Dhe problemi kyç dhe më i madh: korrupsioni dhe sistemi gjyqësor jofunksional. Rreziku është humbja e fondeve evropiane; mjetet nga BE-ja do të shkojnë në vende të tjera në vend që të investohen në Maqedoni”, theksojnë nga LSDM

Në draft-raportin për progresin e Maqedonisë në shkurt të këtij viti, Waitz kërkoi reforma të përshpejtuara, ndryshime kushtetuese dhe mbështetje më të madhe nga BE-ja për integrimet evropiane. Raporti i radhës për progresin e vendit pritet të publikohet në qershor.

Ndryshe, Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, në një intervistë për Euronews Bulgaria tha se “gjatë vitit të fundit, nuk kemi parë asnjë përparim dhe asnjë reformë në Maqedoninë e Veriut. “Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për nisjen e negociatave, por edhe për agjendën reformuese dhe Planin e Rritjes. Nëse vendi nuk i zbaton reformat e nevojshme, 47 milionë euro nuk do të shkojnë tek ai, por tek vendet fqinje”, u shpreh thënë Waitz. Raportuesi, ndër të tjera, ka deklaruar se reformat më të rëndësishme për anëtarësim në BE janë reformat në fushën e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe sigurimi i një sistemi të pavarur gjyqësor që garanton drejtësi për qytetarët, por edhe për biznesin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close