LajmeSport

Hetimet për arbitrimin, Gianluca Rocchi mund të zgjedhë heshtjen

Në 30 prill, ish dezinjatori i arbitrave, Gianluca Rocchi do të shfaqet në prokurorinë e Milanos për t’u marrë në pyetje për 3 akuza; çështjen Udinese-Parma dhe për caktimin e arbitrave të pëlqyer nga Interi në të paktën 2 raste.

‘Për momentin po vlerësojmë hapat që duhen ndërmarrë për mbrojtjen. Aktakuza iu referohen personave të tjerë, por nuk tregohen. Do të ishte një krim me shumë persona, duhet të jenë të përfshirë më shumë persona e megjithatë njoftimi nga prokuroria për hetim është vetëm për Rocchin. Po pëson një padrejtësi-ishin  fjalët e avokatit të Rocchit.

Por te prokuroria e FIGC të hetuarit duhet të përgjigjen. ‘Nga këndvështrimi sportiv, prokurori federal Chine ka kërkuar që të shtunën dosjen nga Prokuroria e Milanos dhe me qetësinë maksimale do të ndërtojë këtë procedim që bazohet në fakte disi të rënda sipas organit të akuzës-tha avokati Mattia Grassani, ekspert i të drejtës sportive për Radio Anch’io Sport-prokuroria sportive që ka afate më të shpejta, do të vlerësojë përmes akteve autonome të hetimit, pra duke dëgjuar vetë të hetuarit. Në aspektin sportiv, Rocchi dhe Gervasoni nuk mund të zgjedhin të heshtin, por janë të detyruar t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve të prokurorit Chine’. Faktet përfaqësojnë elementë të një dobësie të madhe dhe kritike në sistemin arbitrar, sic e tregon edhe skualifikimi prej 13 muajsh i presidentit të AIA, Zappi dhe situatat e tjera të polemikave të mëdha dhe pasiguritë mbi përdorimin e sistemit VAR’

Related Articles

Back to top button
Close
Close