LajmeSport

Interi mund të sigurojë Scudetto-n të dielën e ardhshme, ja cilat janë të gjithë skenarët e mundshëm

Një fitore me tre pikë ndaj Parmës do të vuloste matematikisht titullin kampion. Megjithatë, zikaltrit mund të nisin festën edhe përpara se të zbresin në fushë.

Kur mund të shpallet Interi kampion?

Titulli nuk mund të sigurohet të shtunën, më 2 maj, kur Napoli luan në transfertë ndaj Comos. Megjithatë, festa “nga divani” pra përpara ndeshjes me Parmën të dielën në mbrëmje në San Siro, do të niste nëse Napoli mundet nga Como dhe nëse Milani dështon të fitojë në transfertë ndaj Sassuolo-s.

Pavarësisht rezultateve të rivalëve, Interi e ka vetë në dorë, një fitore kundër Parmës së Cuestas të dielën, më 3 maj, do t’i shpallte ata matematikisht kampionë të Italisë. Nga ana tjetër, nëse Napoli humbet dhe Milani fiton ose barazon, zikaltërve do t’u mjaftonte edhe një barazim për të siguruar trofeun.

Related Articles

Back to top button
Close
Close