
Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri po vazhdon ti jep zë shqiptari komunës së Çashkës. Ai gjatë ditës së djeshme priti në takim për herë të parë në këtë komunë Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Agim Krasniqi. Shaqiri së bashku Krasniqin dhe me mësimdhënësit e shkollave fillore, vizituam nxënësit në fshatrat Banjicë dhe Vranofc. Vizituam shkollën fillore “Dituria” në Banjicë dhe shkollën “Liria” në Vranofc, ku u pritëm ngrohtësisht nga nxënësit dhe stafi arsimor, shkruan Top24
Sot, në cilësinë e Kryetarit të Komunës, së bashku me përfaqësues të administratës komunale dhe Kryetarin e Këshillit, pritëm Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Agim Krasniqi.
Gjatë këtij takimi zhvilluam bisedime për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimin e mëtejshëm të komunës sonë.
Në vazhdim të vizitës, së bashku me mësimdhënësit e shkollave fillore, vizituam nxënësit në fshatrat Banjicë dhe Vranofc. Vizituam shkollën fillore “Dituria” në Banjicë dhe shkollën “Liria” në Vranofc, ku u pritëm ngrohtësisht nga nxënësit dhe stafi arsimor.
Së bashku me Konsullin, shpërndam abetare të unifikuara për nxënësit, me qëllim që ata të jenë të pajisur me libra shtesë dhe të kenë kushte më të mira për mësim.
Kjo vizitë ishte e një rëndësie të veçantë, si për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, ashtu edhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë të nxënësve dhe arsimit në komunën tonë.



