LajmeSport

Evropiani i Mundjes në Tiranë/ Islam Dudaev e mbyll me medalje të argjendtë

Islam Dudaev është nënkampion i Evropës në mundje në kategorinë e peshës deri në 65 kg.

Mundësi kuqezi që kishte bërë një rrugëtin të shkëlqyer një ditë më parë duke fituar bindshëm  në të gjitha raundet deri sa arriti në finale ku pretendoi të përsëriste suksesin e madh të arritur në Evropianin e përpara dy viteve.

Përballë shikuesve të shumtë shqiptarë, Dudaev dyluftoi në finale me Bashir Magomedov, por nuk ia doli dot ta kalojë, megjithatë ai i dhuroi mundjes shqiptare medaljen e argjendtë në kategorinë e peshës së tij.

Përsa i përket medaljes së bronztë, ajo iu shkoi Islam Guseinov dhe armenit Vazgen Tevanyan, të cilët mposhtën në duelet e tyre respektive turkun Ahmet Duman dhe mundësin nga Azerbajxhani Rashid Babazade.

Related Articles

Back to top button
Close
Close