LajmeSport

Barcelona bën hap të madh drejt titullit

Barcelona e ka shfrytëzuar gabimin e Real Madridit që barazoi të premten mbrëma me Real Betisin 1:1.

Të shtunën në xhiron e 32-të, Barça fitoi 2:0 në udhëtim me golat e Fermin Lopezit dhe Marcus Rashfordit, për t’iu afruar edhe më shumë titullit në La Liga.

Fermin Lopez shënoi në fundin e pjesës së parë, kurse Rashford në minutën e 74-t.

Barcelona tani ka 11 pikë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë. Getafe i ka 44 pikë dhe po lufton për të siguruar kualifikimet e Ligës së Konferencës dhe Ligës së Evropës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close