LajmeMaqedoni

Zekolli Shaqiri: Hekurudha me Bullgarinë dhe Shqipërisë segmente thelbësore për funksionalizimin e plotë të korridorit 8-të

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri në konferencën e sotme “Connectivity Agenda – Corridor 8 railway: moving forward” të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni Evropian, ku diskutuam avancimin e projekteve hekurudhore përgjatë Corridor 8, rikonfirmoi se Koridori 8 mbetet prioritet i qeverisë ndërsa theks i veçantë u iu dha zhvillimit të hekurudhës drejt Bullgarisë dhe Shqipërisë, si segmente thelbësore për funksionalizimin e plotë të këtij korridori dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare në rajon, shkruan Top24

Postimi i plotë i Kaltrina Zekolli Shaqiri:

Në kuadër të konferencës “Connectivity Agenda – Corridor 8 railway: moving forward”, mora pjesë në takimin e përbashkët teknik të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni Evropian, ku diskutuam avancimin e projekteve hekurudhore përgjatë Koridorit 8.
Së bashku me ministrin Aleksandar Nikoloski, drejtorin e Hekurudhave Sinisa Ivanovski, drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Koce Trajanoski dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, theksuam rëndësinë strategjike të këtij korridori, si një lidhje kyçe rajonale dhe evropiane, e vlerësuar edhe nga NATO.
Theks i veçantë iu dha zhvillimit të hekurudhës drejt Bullgarisë dhe Shqipërisë, si segmente thelbësore për funksionalizimin e plotë të këtij korridori dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare në rajon.
Paralelisht, projektet në infrastrukturën rrugore po zhvillohen me dinamikë të mirë, me përmirësime konkrete në lidhjen e autostradave dhe realizim të segmenteve kyçe, duke përfshirë rikonstruime, rrugë të reja dhe avancim të punimeve në akset kryesore që e përforcojnë këtë korridor strategjik.
Vazhdojmë me përkushtim në realizimin e projekteve strategjike, duke ndërtuar një infrastrukturë moderne që e pozicionon vendin tonë si nyje të rëndësishme në rrjetin evropian të transportit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close