
Sulmuesi portugez i AC Milanit, Rafael Leao, ka reaguar publikisht pas raportimeve që e lidhin emrin e tij me një hetim në Itali me një rrjet prostitucioni.
“Dua të sqaroj qartë se jam plotësisht i palidhur me faktet që janë objekt i këtij hetimi. Nuk jam i implikuar dhe nuk kam kryer asnjë shkelje,” ka deklaruar ai.
Futbollisti gjithashtu u bëri thirrje publikut dhe mediave që të shmangin përhapjen e informacionit të pasaktë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së vërtetës dhe jetës private.
Leao konfirmoi se tashmë ka angazhuar avokatin e tij për të ndërmarrë hapa ligjorë kundër çdo personi apo platforme që vazhdon të shpërndajë informacione të rreme apo që dëmtojnë reputacionin e tij.



