
Egnatia vijon të mbetet një nga skuadrat më të forta në kampionatin shqiptar dhe këtë e konfirmoi edhe me mentalitetin e treguar në gjysmëfinalen e djeshme të Kupës së Shqipërisë, kur eliminoi Elbasanin në transfertë pas serisë së penalltive.
Pas mbërritjes në finale, tek Egnatia kanë zgjedhur të krenohen me arritjet e tyre në këto katër vite të fundit. Ka qenë trajneri Edlir Tetova, i cili përmes një fotoje tregon se kjo është finalja e nëntë në 4 vite që skuadra e tij arrin të kualifikohet. Këtë sukses ai e ndan edhe me drejtorin e klubit, Klejdi Zenelaj dhe lojtarët.
Kujtojmë se Tetova vijon të jetë i dënuar nga Komisioni i Disiplinës dhe nuk pritet të zbresë në pankinë deri në fund të sezonit, kur edhe ka njoftuar se do të largohet nga Egnatia.




