LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti për Qosjen: Veprimtaria e tij letrare, shkencore dhe kombëtare do të mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një pstimi në profilin e tij në FB ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja. Ahmeti shkruan se “Veprimtaria e tij letrare, shkencore dhe kombëtare do të mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë. Akademiku Qosja i dha shumë gjuhës, letërsisë, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme” shkruan Top24

Ali Ahmeti

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja, një prej intelektualëve të shquar të kombit tonë.
Veprimtaria e tij letrare, shkencore dhe kombëtare do të mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Akademiku Qosja i dha shumë gjuhës, letërsisë, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme.
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë popullin shqiptar.
I përjetshëm kujtimi për Akademikun Rexhep Qosja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close