LajmeMaqedoniTopLajm

Shabani – Qehaja: Bashkëpunimi maqedono-kosovar në fushën e mbrojtjes mbetet një shtyllë kyçe për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal

Zëvendësministri i mbrojtjes Admir Shabani sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja duke shkruar se në këtë takim fokus i bisedës ishte bashkëpunimi maqedono-kosovar në fushën e mbrojtjes mbetet një shtyllë kyçe për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, shkruan Top24

Shabani më tej shton se: “Mbetem fuqishëm të përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë së Kosovës, edhe përmes pjesëmarrjes së ushtarëve tanë në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR. Memorandumi për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, i cili daton nga viti 2010, përfshin një gamë të gjerë fushash si politika e sigurisë dhe mbrojtjes, arsimi ushtarak, planifikimi, programimi, buxhetimi dhe zbatimi në mbrojtje, trajnimi mjekësor dhe aktivitetet e përbashkëta stërvitore” përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close