
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nuk kanë nevojë t’i dorëzojnë në stacion policor vërtetimet për sanksionet e paguara nga sistemi i “Safe City”, transmeton TV21.
Sipas MPB-së, sistemi i tyre është i lidhur automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave, duke mundësuar verifikimin elektronik të pagesave.
Në pjesën “numri referent” dhe “qëllimi i dërgesës” duhet të shënohet saktë numri unik i procesverbalit.
MPB apelon që qytetarët të mos paraqiten pa nevojë në stacionet policore, për të kursyer kohë dhe për të shmangur tollovitë e panevojshme.



