
Në vazhdën e konsolidimit të Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, sonte mbajti kuvendin e nëndegës ” Faik Konica” në Çair ku kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Emir Jusufi, shkruan Top24
Me një angazhim të shtuar dhe shumë motiv vazhdon konsolidimi i strukturave në mbarë vendin.
Sonte u mbajt kuvendi i Nëndegës “Faik Konica” në Çiar ku me mbështetje unanime kryetar i nëndegës u zgjodh Emir Jusufi.
Prezent në këtë takim ishte edhe Kryetari, Ziadin Sela, kordinatori i zonës, Naim Bajrami, si dhe koordinator i Degës Çair, Bujamin Dolek.
Subjekti jonë politik është shtëpia e çdo shqiptari që nuk pranon dorëzim e nënshtrim, që kauzën kombëtare e ka mbi gjithçka.



