
Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka hedhur akuza ndaj VLEN-it dhe Adnan Azizit duke e akuzuar këto se po tentojnë të mbyllin Ansambalin Muzikor në Tetovë. Rexhepi thekson se “Kur gënjejnë ata që pretendojnë se “udhëheqin”, dëmtojnë një shoqëri të tërë” shkruan Top24
E vërteta mbi Ansamblin Muzikor në Tetovë nuk është çështje politike, por çështje morali dhe përgjegjësie para qytetarëve.
Kur gënjen njeriu i zakonshëm, dëmton veten. Kur gënjejnë ata që pretendojnë se “udhëheqin”, dëmtojnë një shoqëri të tërë.
Ansambli Muzikor e ka dhe e meriton të vërtetën, jo shpifjet!



