LajmeMaqedoniTopLajm

Këshilltari i Ali Ahmetit takime në Washington, DC me z. Jörg Fleck – Drejtor i Lartë për Evropën në Atlantic Council

Shemshedin Beqiri këshilltari i kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon një agjendë me takim me përfaques të lartë. Beqiri në Washington, DC ka takuar z. Jörg Fleck – Drejtor i Lartë për Evropën në Atlantic Council dhe ekipin e tij të ngushtë për të diskutuar zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24

Beqiri thekson se në këtë takim “Biseda trajtoi veprimet e fundit që prekin Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, çështjet që lidhen me gjuhën shqipe, si dhe rritjen e tensioneve ndëretnike. Diskutimi përfshiu gjithashtu implikimet më të gjera për procesin e integrimit europian të vendit.” përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close