
Deputetja e VLEN-it, Saranda imeri-Stafai, sot e ka elaboruar gjatë arsyetimin për heqjen e Qeverisë teknike, ndonëse kjo Qeveri ishte në favor të mbrojtjes së pozicioneve shqiptare gjatë kohës së mbajtjes së zgjedheve.
Deputetja Imeri-Stafai e quan hipokrizi qëndrimin e BDI-së e cila sot, gjatë shqyrtimit të parë të Ligjit për Qeverinë bashkë me deputetë tjerë të Frontit Evropian votoi kundër.
Stafai duke shprehur qëndrimet e Koalicionit VLEN në hollësi foli lidhur me atë se kjo ishte një zgjidhje emergjente nga një krizë e thellë politike.duke e akuzuar BDI-në drejtpërdrejt se ka qenë pjesë e një qeverisje të komprimentuar nën regjimine Nikolla Gruevskit. Stafi mban këto qëndërime edhe pse bashkëpunëtor të ngushtë të Nikolla Gruevskit sot janë ministra dhe zëvendës ministra në Qeverinë aktule.
Fjalimi i plotë për media i deputetes Saranda Imeri-Stafai
Qëndrimi i BDI-së është hipokrizi e pastër dhe përpjekje për të shtrembëruar realitetin politik. Qeveria teknike nuk ishte ndonjë standard demokratik për t’u mbrojtur sot, por një zgjidhje emergjente e imponuar nga një krizë e thellë politik, krizë që erdhi si rezultat i bashkëqeverisjes së komprometuar dhe skandaleve të rënda ku BDI ishte pjesë, në partneritet me regjimin e Nikolla Gruevskit.
Le të kujtojmë pse u krijua kjo qeveri: për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në një moment kur shteti ishte i kapur nga përgjime masive, abuzim me pushtetin dhe një krizë e thellë besimi. Pra, ishte një mekanizëm i përkohshëm për të rikthyer minimumin e demokracisë, jo një model për t’u ruajtur pafundësisht.
Sot, BDI përpiqet ta paraqesë atë si “arritje që duhet mbrojtur”, duke fshehur faktin se vetë ishte pjesë e problemit që e bëri të nevojshme një zgjidhje të tillë. Madje, në vitin 2023, po e njëjta BDI ka dhënë miratim për heqjen e qeverisë teknike. Andaj lind pyetja e drejtpërdrejtë: a u konsultua BDI-ja me ndërkombëtarët kur kërkoi heqjen e Qeverisë teknike në vitin 2023?
Konteksti i vitit 2015 nuk ekziston më. Nuk jemi më në atë realitet krizash politike, tensionesh sigurie dhe kolapsi institucional. Përkundrazi, sot me qeverisjen e VLEN kemi një realitet tjetër: procese zgjedhore të njohura ndërkombëtarisht, mbikëqyrje më të fortë institucionale dhe standarde më të larta demokratike. Si anëtare e NATO-s, vendi ka hyrë në një fazë të re stabiliteti dhe përgjegjësie shtetërore. Madje, zgjedhjet lokale të vitit të kaluar u vlerësuan si ndër më demokratiket në historinë e vendit.
Kjo e bën qeverinë teknike jo vetëm të panevojshme, por edhe të tejkaluar. Të insistosh sot në një mekanizëm krize është përpjekje për të mbajtur peng zhvillimin demokratik dhe për të shmangur përgjegjësinë në një sistem normal politik.
VLEN mbetet e qartë: vendi ka nevojë për institucione funksionale, legjitimitet të plotë politik dhe zgjedhje që organizohen nga qeveri me mandat të plotë, jo për modele të përkohshme që i përkasin një epoke krize që tashmë ka përfunduar.
Saranda Imeri Stafai, VLEN



