LajmeRajon

Berisha nxjerr videon: Dumani përfitoi apartament duke nxjerrë jashtë me badiguardin e tij dy të moshuar. E mori nga kontrata e porosisë me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sot ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani se ka përdorur gardistin e tij për të nxjerrë nga banesa dy të moshuar, të cilët kishin blerë shtëpinë më parë te xhaxhai i bashkëshortes së prokurorit të posaçëm.

Sipas Berishës, apartamenti i është blerë Andon Pangos, xhaxhait të bashkëshortes së Dumanit, i cili të njëjtin apartament e kishte shitur edhe dy herë të tjera.

Deklarata e Berishës:

Deklaron se kemi filluar të banojmë në apartamentin e tyre prej tetorit të vitit 2004. Dhe pastaj thotë, po si e sigurova apartamentin tani? Hyri në apartament në tetor të vitit 2004, por çfarë pagove, çfarë titulli kishe, ku e more? Këto vetëm tek ky mund t’i gjesh.

E mora me kontratë porosie për blerje apartamenti. Kontratë porosie është kur ti e porosit në ndërtim, nuk është ndërtuar, ti jep paratë në ndërtim, me sipërfaqe 127 metër katrorë, po me ç’datë thoni ju? Thotë banoj nga viti 2004, porosinë e ka Altin Gjoka me 18.08.2006.

Pra, e kuptoni ju, në apartamentin që banon nga viti 2004, thotë se e porosita në vitin 2006? A mund të ketë falsifikim më të paskrupullt? Pra, kontratë porosie për blerje apartament banimi 127 metër katrorë me datën 18.08.2006. Po kujt ia ka porositur thoni ju? Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango. Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit.

Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza. Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango?

Banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin.

Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamentin dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit. Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë. Për këtë mashtrim të Andon Pangos, gjykata e dënon me 6 vite burg. Andon Pango ndodhet në SHBA ku mesa duket lan paratë e Dumanit, sepse siç e kanë treguar në video, ai është duke hedhur valle bashkë me dhëndrin e tij, në një klub në Nju Jork.

Ç’ndodh tjetër?

Andon Pangos, Altin Pango, Altin Dumani, Troplini e me radhë, ia mban prej pesë vitesh, nuk dërgon vendimin e gjykatës në Apel, në mënyrë që çështja të parashkruhet.

Është diku në këto gjykatat e faktit.

Prej pesë vitesh është dënuar me 6 vite burg. Është edhe gjykatësi që e ka dënuar.

Konkretisht me datën 5.1.2021, tamam 5 vite, por meqenëse ka dhëndër Altinin, vendimi i tij nuk shkon në Apel, duhet të vdesë në sirtaret e gjykatës së faktit.

Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close