LajmeMaqedoniTopLajm

Elezi: Aparatura e sterilizimit vihet në funksion të plotë

Në vazhdën e ringritjes së shërbime shëndetësore në Spitalin Klinik të Tetovës, drejtori Erzen Elezi përmes një postimi ka reaguar pas kritikave dhe raportimeve në media lidhur me pajisjet mjekësore që pretendohej se kishin mbetur jashtë përdorimit për një kohë duke ndarë së fundmi lajmin e madh se tani këto paisje janë vendosur në shërbim të spitalit dhe të pacientëve, shkruan Top24

Ai bëri të ditur se aparatura për sterilizim tashmë është funksionale dhe po operon me kapacitet të plotë, duke e cilësuar këtë si një hap konkret drejt përmirësimit të shërbimeve për pacientët. Sipas tij, kjo dëshmon angazhimin për të vënë në përdorim çdo investim në shërbim të qytetarëve dhe për të rritur standardet në spital.

Elezi theksoi se do të vazhdohet me përkushtim për modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të institucionit shëndetësor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close