
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar pas padisë së ngritur ndaj tij. Bexheti në reagimin e tij shkruan se:
Dje Mickoski kishte “ndjesi” se do të ketë kallëzime penale.
Sot, Ministria e Punëve të Brendshme e realizoi këtë “ndjesi”.
Rastësi? Jo.
Kjo është politikë e pastër presioni.
Kur kallëzimet paralajmërohen nga politika dhe realizohen nga institucionet, atëherë kemi një problem serioz me mënyrën si funksionon shteti.
Por le ta kenë të qartë: unë nuk ndalem. Nuk shantazhohem. Nuk tërhiqem.
Këto janë përpjekje për të heshtur zërin politik që nuk pranon të nënshtrohet.
Por kjo vetëm sa e bën edhe më të fortë bindjen time se kjo betejë është e drejtë.
Vizioni për kthimin e dinjitetit të shqiptarëve nuk është retorikë. Është mision.
Dhe misionet nuk ndalen me presione të tilla.
Sa për ata që sot mendojnë se mund të ndërtojnë pushtet përmes kontrollit dhe frikës: Po ju them SVLEN!
Historia ka treguar, vasalët nuk bëhen kurrë faktor politik.
E vërteta nuk ndalet. Vetëm vonohet, por vjen dhe fiton!



