
Zëvendësministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Admir Shabani gjatë ditës së sotme ka pritur në takim atashehun ushtarak të SHBA-së në Shkup, kolonelin Daniel Skuajers të cilit i konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me synim një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm, si dhe një NATO më të fortë, shkruan Top24
“Sot në Ministrinë e Mbrojtjes zhvillova një takim me atasheun ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, kolonelin Daniel Skuajers.
Në këtë takim konfirmova bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me synim një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm, si dhe një NATO më të fortë. Përmes investimeve të fuqishme në mbrojtje, të cilat reflektohen edhe në procesin e modernizimit dhe pajisjes së Armatës me pajisje të sofistikuara të prodhimit amerikan, po rritet gatishmëria luftarake dhe po forcohet mbrojtja kolektive e Aleancës.
Theksova se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes do të vijojë të thellohet dhe të zhvillohet më tej në funksion të forcimit të kapaciteteve tona dhe sigurisë rajonale.” shkruan zëvendësministri Shabani.



