
LSDM-ja opozitare nuk do ta mbështetë ligjin për arsim të lartë. Sekretari i përgjithshëm i partisë Aleksandar Sasha Dimitrieviq tha se ligji do t’i përzë të rinjtë nga vendi dhe nuk sjellë asgjë të mirë për komunitetin akademik, njofton Alsat.
“Propozim-ligjin për arsim të lartë disa herë e kemi komentuar dhe ai është ligj me të cilin absolutisht do t’i përzë të rinjtë nga Maqedonia dhe ligji i cili absolutisht nuk sjellë asgjë të mirë për fellën. Gjatë ditëve të ardhshme do të kemi koordinim me grupin e deputetëve në të cilën do të marrim qëndrime më konkrete rreth ligjit”, tha Aleksandar Sasha Dimitrieviq, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së. /Alsat.mk



