
Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev realizoi takim pune me kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor, Bojan Mariçiq dhe anëtarët e komisionit, kumtoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Administratës Publike.
Në takim u këmbyen informata të interesit të përbashkët, me ç’rats u bisedua për mundësitë për avancim të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për koordinim të aktiviteteve në drejtim të zbatimit efikas dhe me kohë të obligimeve ligjore të dy institucioneve.
“Bashkëbiseduesit e cekën rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe qasjes së partneritetit, me qëllim të sigurimit të transparencës, profesionalitetit dhe besimit në proceset institucionale”, informoi MAP, duke potencuar se mbetet e përkushtuar në prëforcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e kapaciteteve administrative, me qëllim të sigurimit të një administrate publike efikase, llogaridhënëse dhe të oerientuar drejt shërbimeve.



