LajmeMaqedoni

Kasami pret në takim regjisorin Ibër Deari

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot priti në komunë regjisorin Ibër Deari me të cilin diskutoi për sfidat dhe mundësitë që kanë artistët në vendin tonë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre dhe projekteve kreative që promovojnë vlerat tona kulturore, shkruan Top24

Sot kisha kënaqësinë të pres në takim regjisorin Ibër Deari. Gjatë këtij takimi zhvilluam një bisedë frymëzuese rreth filmit dhe artit, si dhe rolit të tyre në pasqyrimin e realitetit dhe në zhvillimin kulturor të shoqërisë sonë në përgjithësi.
Diskutuam edhe për sfidat dhe mundësitë që kanë artistët në vendin tonë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre dhe projekteve kreative që promovojnë vlerat tona kulturore.
Takime e tilla janë gjithmonë një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide dhe për të nxitur bashkëpunime në të ardhmen!

Related Articles

Back to top button
Close
Close