
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot të bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Aleksandër Nikollovski dhe kryeministrin Hristjan Mickovski promovuan 100 automjete të reja për SHA Posta e Maqedonisë një investim në vlerë prej 1.6 milion euro, ku 10 janë furgonë, ndërsa 90 automjete “pick-up”, të destinuara për të përmirësuar ndjeshëm efikasitetin dhe sigurinë në shpërndarjen e dërgesave në të gjithë vendin tonë, shkruan Top24
“Ky investim vjen si përgjigje ndaj nevojës reale për rinovimin e flotës ekzistuese, duke krijuar kushte për shërbime më të shpejta, më cilësore dhe më të besueshme për qytetarët dhe bizneset.
Qëllimi ynë është i qartë, një Postë moderne, efikase dhe konkurruese në shërbim të të gjithëve.” ka shkruar Kaltrina Zekolli Shaqiri.



