
Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi sonte ishte pjesëe kuvendit të nëndegës së fshatit Reçicë e Madhe ku me shumicë votash Shëtim Kasami u zgjodh kryetar i kësaj nëndege. Kasami është i punësuar në Postat e RMV-së, i cili vjen nga një familje me traditë patriotike dhe është aktivist i devotshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan Top24
Bajram Rexhepi:
Reçica e Madhe gjithmonë me zemër të madhe! 
Sonte, në një frymë uniteti dhe angazhimi, mbajtëm kuvendin e kësaj nëndege, ku u zgjodh kryetar Shpëtim Kasami, i punësuar në Postat e RMV-së, i cili vjen nga një familje me traditë patriotike dhe është aktivist i devotshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Me njerëz që besojnë dhe kontribuojnë në vlerat e organizatës sonë politike, po ndërtojmë një strukturë të riorganizuar partiake, që do t’u shërbejë qytetarëve me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion të qartë për të ardhmen.




