
Nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të Bilall Kasami, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi politike dhe mungesë kredibiliteti.
“Kur Ali Ahmeti kalonte jetën në ilegalitet, duke sakrifikuar për të drejtat kombëtare, ata që sot marrin guximin të tallen me figurën e tij, i shkruanin poezi ‘Druzhe Titos’. Kjo është diferenca mes atyre që vepronin dhe atyre që përshtateshin,” ka deklaruar Faton Ahmeti.
Reagimi vjen pasi Kasami ironizoi letrën e Ali Ahmetit drejtuar ndërkombëtarëve, duke thënë se ai “paska dërguar letër edhe në Hënë për misionin Artemis”, një deklaratë që ka nxitur përplasje të reja mes BDI-së dhe VLEN-it.



