LajmeMaqedoniTopLajm

Plumba në mes të ditës: Buteli tronditet nga të shtënat, dy të plagosur

Një incident i armatosur ka alarmuar banorët e lagjes Butel në Shkup, ku të shtënat me armë zjarri kanë lënë të plagosur dy persona dhe kanë përhapur panik në zonë.

Sipas informacioneve të para, krismat janë dëgjuar papritur, duke detyruar qytetarët të kërkojnë strehim, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Forcat e policisë kanë reaguar menjëherë, duke rrethuar vendin e ngjarjes dhe duke nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.

Detaje të reja pritet të publikohen në orët në vijim, ndërsa ngjarja ka rikthyer shqetësimet për sigurinë në këtë pjesë të kryeqytetit

Related Articles

Back to top button
Close
Close