LajmeSport

Fero, baba për herë të dytë? Lidhja me partneren e re dhe planet për familje

Reperi Fero duket se po kalon një periudhë të rëndësishme në jetën e tij, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

Së fundmi, në media kanë qarkulluar lajme se artisti është bërë baba për herë të dytë, nga lidhja e tij me partneren e re, Nitën.

Ky zhvillim thuhet se ka ndodhur në heshtje të plotë dhe larg vëmendjes së publikut dhe deri më tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga vetë reperi.

Kujtojmë se Fero është tashmë baba i një vajze, Nina, nga martesa e tij e mëparshme me modelen Arbenita Ismajli. Pas ndarjes, ai ka zgjedhur të jetë më i rezervuar për jetën private, duke mos ndarë shpesh detaje në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ndonëse për jetën personale ka preferuar diskrecionin, artisti ka vendosur të flasë hapur për rikthimin e tij në muzikë. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka treguar se viti i fundit ka qenë sfidues për të, për shkak të lodhjes, angazhimeve të shumta dhe disa çështjeve ligjore që kanë ndikuar në ritmin e publikimeve.

Megjithatë, Fero thekson se nuk e ka ndalur asnjëherë punën krijuese dhe se ka vazhduar të shkruajë muzikë në mënyrë të vazhdueshme. Ai ka paralajmëruar një rikthim të fuqishëm, duke zbuluar se planifikon të publikojë këngë të reja rregullisht gjatë këtij viti.

Urojmë që kësaj radhe reperi të dijë ta mbajë familjen!

Related Articles

Back to top button
Close
Close