LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendës ambasadorja e SHBA-së, znj.Nicole Varnes viziton Gostivarin, pritet nga Valbon Limani

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani gjatë ditës së sotme ka pritur në takim zëvendës ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut znj.Nicole Varnes me të cilën diskutuan për rëndësinë e decentralizimit, fuqizimin e pushtetit lokal dhe mbështetjen konkrete të komunave përmes projekteve zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve, shkruan Top24

“Në takim diskutuam për rëndësinë e decentralizimit, fuqizimin e pushtetit lokal dhe mbështetjen konkrete të komunave përmes projekteve zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet e pazëvendësueshme për vendin tonë, si në forcimin e institucioneve demokratike, ashtu edhe në avancimin e proceseve reformuese dhe integruese.” shkruan kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close