LajmeSport

Shpallet lista, Kosova në Mal të Zi për parakualifikimet e Botërorit të futsalit

Përzgjedhësi Agon Ramadani e ka shpallur të hënën listën e lojtarëve të përfaqësueses së Kosovës në futsall.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të sallës do të paraqitet në Mal të Zi në parakualifikimet për Botërorin 2028.

Ramadani ka ftuar 14 lojtarë. Kosova është në grup me Austrinë, Gjibraltarin dhe Malin e Zi. Dy të parët e grupit avancojnë në raundin kryesor të kualifikimeve.

Në Igalo, Kosova fillimisht më 9 prill luan ndaj Gjibraltarit dhe vlerësohet favorite e madhe.

Më 10 prill është ndeshja me Austrinë, ndërsa më 12 prill me Malin e Zi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close