LajmeRajon

Kurti pritet ta takojë edhe Hamzën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se do të përpiqet ta takojë edhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri.

Këtë ai e tha në një prononcim për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

“Do të përpiqem që të takohem edhe me kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, për shkak se Presidenti nuk do të jetë vetëm i një partie, por as i dy partive, por është shprehje e unitetit popullor”, deklaroi ai.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka nxjerr emra përpara nesh, vetëm ka kërkuar që ne t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër, që dy kandidatë të jenë të PDK-së. Uroj që në komunikimet dhe takimet në vijim me kreun e PDK-së, kjo të ndryshojë sepse nuk mund të ketë marrëveshje politike për presidentin përderisa nuk e thua asnjë emër”, theksoi kryeminstri.

Kurti nuk tha detaje se kur do të mund të mbahet takimi me të parin e Partisë Demokratike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close