
Lautaro Martinez u kthye dhe kjo duket qartë. Në San Siro tifozët u bënë dëshmitarë të dygolëshit të tij në fitoren 5-2, një dygolësh që është edhe një paralajmërim për ndjekësit e Interit, Milan e Napoli.
E gjithë kjo ka ndodhur në 14 ndeshje të Serie A, 3 të Ligës së Kampioneve dhe 2 miqësore me kombëtaren argjentinase. Duke kujtuar golat e tij në kampionat, ashtu siç ndodhi në ndeshjet me Romën, shpesh ata kanë ndihmuar Interin të fitojë me goleada; 5-0 ndaj Torinos, 4-1 ndaj Cremoneses, 4-0 ndaj Comos, 6-2 ndaj Pisas apo 5-0 ndaj Sassuolos. Por disa prej golave të tij kanë qenë vendimtare në ndeshje të fituar me rezultat të ngushtë Genoa (2-1), Atalanta (1-0) dhe Udinese (1-0). Inter ka barazuar apo ka humbur vetëm kur ai nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.
Interi e shtrëngon fort pas kthimit në fushë, por edhe trajneri Scaloni e përkëdhel teksa Botërori po afron. Me skuadrën Albiceleste ka shënuar ndaj Porto Rico dhe Angolës, ndërkohë që mungoi në pauzën e fundit të kombëtareve për problemin muskular.



