
Arben Halili nga Aleanca për Shqiptarët, përmes një press konference për media ka kërkuar që të tërhiqet ligji për arsimin e lartë pasi sipas tyre ky ligj është ligj diskriminues. Sipas Halilit ligji për arsimin e lartë në vend që të garantoj barazi hap rrugë për diskriminim të mëtejshëm ndaj Universiteteve shqiptare, shkruan Top24
“Kur një ligj nuk e garanton qartë përdorimin e gjuhës shqipe në dokumentet universitare dhe nuk e garanton finansimin e barabartë atëherë ai ligj nuk është reformues ai është ligj i pabarazisë. Ky ligj jo vetëm që nuk i zgjidhë problemet e ligjit aktual por krijon edhe padrejtësi të reja. Universitetet shqiptare nuk janë universitete të dorës së dytë, studentët shqiptarë nuk janë qytetarë të dorës së dytë, gjuha shqipe nuk është privilegj por është e drejtë” tha Halili.



