
Përfaqësuesja e Italisë ka harruar si është pjesëmarrja në Botëror. Dje ishte Bosnja që e eliminoi në “play off” të Botërorit, ndërsa më parë e kishin bërë Maqedonia e Veriut dhe Suedia. Tashmë janë tre edicione që Italia i mungon kompeticionit më të rëndësishëm.
Pas eliminimit, tifozët e axurrëve filluan të diskutonin se çfarë ndodh nëse Irani tërhiqet. Në fakt, nuk ekziston një mundësi që Italia të luajë tashmë në Botëror.
Kjo nuk është diçka e re për Italinë. Dhe në dy edicionet e mëparshme, është pritur kualifikimi si dhuratë nga FIFA.



