LajmeMaqedoniTopLajm

Sela: Ndërprerja e segmentit Strugë-Qafë në Korridorin 8, vazhdim i politikëbërjes së sëmurë, duhet të flasim për mijëra ndërtime pa leje në liqenin e Ohrit

Arsyetime boshe dhe banale, i ka quajtur Ziadin Sela justifikimet e qeverisë për ndërprerjen e ndërtimit të segmentit Strugë-Qafë Thanë, në kuadër të projektit për Korridorin 8, përcjell TV21. Sela tha se nëse duhet të flitet për standardet e UNESCO, atëherë duhet të flitet për ndërtimet pa leje në rajonin e Liqenit të Ohrit.

“Nëse duhet të flasim për UNESCO-n, duhet të flasim duhet të flasim për objektet pa leje, të cilat janë me mijëra në Liqenin e Ohrit, në qytetin e Ohrit dhe Strugës. Nëse flasim për zonën e UNESCO-s, ku në kontekst më tepër vendoset Struga sesa Ohrit, duhet thënë një e vërtet se Korridorit 8, nga Trebenishta në Qafë Thanë, në të gjithë këtë trajektore, nga Liqeni i Ohrit është së paku në vijë ajrore larg 1 km, nëse flasim për segmentin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Ohrin, ky segment, kjo linjë ajrore e afërsisë së autostradës me Liqenin e Ohrit, ka vende ku kjo distancë nuk është as edhe dhjetëra metra. Kështu që është e qartë, është vazhdimësi i një politikëbërje të sëmurë”, tha Sela, duke i bërë thirrje faktorit politik shqiptar në pushtet dhe faktorit ndërkombëtar që të reagojnë për këtë vendim.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close