LajmeMaqedoni

Gazetari nga Tetova del në mbrojtje të librit të Shkëlzen Gashit, thotë se është një nga përpjekjet më serioze për t’iu afruar të vërtetës mbi krimet serbe në Kosovë

Gazetari dhe pronari i portalit NISTORI në Maqedoni, Emir Hamzai përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur qëndrimet e tij rreth librit të shumë përfolur të Shkëlzem Gashit duke e vlerësuar se ky libër është nje nga perpjekjet me serioze per t’iu afruar te vertetes mbi krimet serbe ne Kosove, shkruan Top24

Postimi i plotë i gazetarit Emir Hamzai!

SHKËLQIM!
Libri Masakrat ne Kosove 1998–1999 i Shkëlzen Gashi eshte, deri me tani, nje nga perpjekjet me serioze per t’iu afruar te vertetes mbi krimet serbe ne Kosove. Ta kuptosh kete liber do te thote te kuptosh jo vetem realitetin e asaj kohe, por edhe menyren se si ai realitet reflektohet ne te tashmen tone. Shume nga narrativat e tjera per masakrat ne Kosove jane te paqarta, te pavertetuara dhe shpesh te ngarkuara me romantizem. Kjo veper, perkundrazi, mbeshtetet ne nje qasje kerkimore serioze, te strukturuar dhe te verifikueshme.
Autori shkruan si shqiptar dhe atdhetar, por mbi te gjitha si nje intelektual i formuar, me qasje kritike dhe me perpikeri ne citim. Ai nuk vajton dhe nuk perpiqet te thote ate qe publiku deshiron te degjoje. Perkundrazi, mban nje ton te ftohte, analitik dhe konsekuent – ashtu siç i takon nje pune shkencore.
Sot eshte e veshtire te gjesh ne Kosove nje studim kaq te sakte dhe te disiplinuar mbi kete teme. Kjo eshte nje veper e rendesishme, qe nuk e zbut dhe nuk e deformon te verteten e luftes. Natyrisht, nuk kemi te bejme me nje te vertete absolute, por me nje te vertete te mbeshtetur fuqishem ne burime dhe referenca.
Sulmet, lincimi dhe gjuha e ulet ndaj autorit flasin me shume per nivelin e debatit publik sesa per vete librin. Ne kete kontekst, edhe rezultatet e PISA (shih raportin e fundit te PISA mbi Kosoven) duket se pasqyrojne qarte sa pak dime te lexojme dhe te kuptojme nje veper serioze. Libri i Xenit, pervec te tjerash eshte nje kontribut i jashtezakonshem kombetare dhe mbi te gjitha nje pasuri qe begaton raftin akademik tonin, si shqiptar. Koken larte shoku Shkelzen.
*Per nje moment ma kujtove shkrimtarin disident Tolstoin. Rusia nuk e donte, ia dha botes, ia beri dhurate Frances qe njerezia te mesoje me shume prej tij. I lumtur qe pata mundesine te te intervistoj ne Nistori dhe te mesoj shume gjera prej teje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close