
Në komunën e Bogovinës sot ka filluar sërish avazi i vjetër i shtrimit të begatonëve nëpër lagje ngana a e kryetarit të komunës Feti Abazi, duke përcjellur një traditë që kishte ndjekur ish kryetari i kësaj komune Besnik Emshiu për katër vite qeverisje. Edhe pse qytetarët votuan Feti Abazin për të sjellur një ndryshim dhe për të pritur një qasje tjetër në zgjidhjen e problemit të infrastrukturës në komunën e Bogovinës por kjo duket që nuk po ndodh. Ajo që tani shohin banorët është një kryetar i ri që po ndjek zanatin e vjetër, shtrim të rrugëve me begatonë dhe fotografi nga lagjet, shkruan Top24





