
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për financimin e ekspozitës për masakrat në Kosovë e cila përmban pasaktësi.
Reagimin ai e bëri pas aksionit për heqjen e tabelave të kësaj ekspozite nga sheshi “Nënë Tereza”.
“Jo në Prishtinë.Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze që përdhos dinjitetin e qytetarëve dhe fyen kujtesën kolektive të popullit tone”, shkruan Rama.



