
Zëvendësministri i Mbrotjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Admir Shabani sot morri pjesë në shënimin e gjashtë vjetorit të antarsimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën më të fuqishme politike-ushtarake NATO-n dhe ditën e shtabit të përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë së Veiut 28 Marsin, ceremoni e cila u mbajtë në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Top24
“Sot në Ministrinë e Mbrojtjes shënuam Ditën e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, 28 marsin, si dhe përvjetorin e gjashtë të anëtarësimit tonë në NATO – aleancën më të fuqishme politike-ushtarake.
Këto data pasqyrojnë përkushtimin për modernizimin e Armatës, e cila përmes investimeve dhe profesionalizmit të vet po bëhet më e fortë dhe më e gatshme për të garantuar sigurinë e vendit.
Gëzuar Ditën e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës!” shkruan zëvendësministri Admir Shabani.



