Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, I pyetur në emisionin “Debat në Shenja” nëse është më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonsturimi i ASH-së, tha se “shkrirja e Aleancës në BDI nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi”.
Snopçe foli edhe për deklaratat e tij të dhëna kur ASH-ja ishte në pushtet se nëse preket interesi i shqiptarëve ata do të largohen nga Qeveria.
“Kemi thënë publikisht se nëse vjen momenti të nëpërkëmbet interesi i shqiptarëve ne nuk do të jemi pjesë e qeverisë”, tha Snopçe.
“Me 600 fjalë do të kishte kapacitet komunikimi por ai është mësuar me atë sjellje arrogante, ashtu sillet ndaj eksponentëve të VLEN-it”, tha Snopçe.


