
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot ka vizituar komunën e Bogovinës ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Feti Abazi. Zekolli erdhi në Bogovinë për të mbajtur premtimin e dhënë për projektin për furnizim me ujë të pijshëm për fshatin Pallçisht i poshtëm, të cilin sot ajo ia dorëzoi kryetarit të Bogovinës, Feti Abazi, shkruan Top24
Gjatë vizitës sime në Komunën e Bogovinës, tek kryetari Feti Abazi dorëzuam projektin e shumëpritur për rrjetin e ujësjellësit.
Bëhet fjalë për projektin bazë të rrjetit dytësor të ujësjellësit në Pallçishtin e Poshtëm, një investim jetik që garanton furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe përmirëson drejtpërdrejt cilësinë e jetesës.
Ky projekt është dëshmi e punës dhe përkushtimit tonë si VLEN për të kthyer angazhimet në vepra. Një premtim i dhënë para zgjedhjeve, sot po merr përmasa reale.
Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, me projekte konkrete dhe rezultate të matshme për çdo komunë dhe çdo qytetar.



