
Ndërsa Irani mban kontrollin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit, qeveria e Japonisë do njofton se do të nxjerrë naftë për 30 ditë nga rezervat e saj shtetërore.
Japonia mban një nga rezervat më të mëdha të naftës në botë me afërsisht 254 ditë konsumi në të gjitha rezervat qeveritare dhe private. Por ajo ende importon mbi 90% të naftës së saj të papërpunuar nga Lindja e Mesme, duke e lënë Japoninë të ekspozuar ndaj pasojave të luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.
Ekonomia globale u godit nga stagflacioni në vitet 1970, i shkaktuar nga Kriza e Naftës e vitit 1973. Pas Luftës së Yom Kippur, prodhuesit arabë të naftës ulën furnizimin dhe rritën çmimet. Çmimet e naftës bruto u katërfishuan afërsisht brenda disa muajsh, duke shkaktuar valë tronditëse në ekonomitë e varura nga importi si Japonia.
Një tronditje e dytë, Kriza e Naftës e vitit 1979, i rriti përsëri çmimet. Por deri atëherë, Japonia kishte filluar të përshtatej – duke investuar në efikasitetin e energjisë, duke diversifikuar burimet e energjisë dhe duke ndërtuar rezerva strategjike.



