LajmeMaqedoniTopLajm

Diell dhe vranësira, temperatura deri në 19°C

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha më të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë nga -3 deri në 5°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 19°C.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 3°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 19°C.

Sipas njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër gjatë ditës moti do të jetë stabil, i thatë dhe më i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende herë pas here e fortë nga drejtimi jugor.

Nga orët e mbrëmjes, rajoni ynë do të ndikohet nga aktivitet ciklonik, që do të sjellë një periudhë me mot të paqëndrueshëm dhe më të ftohtë, me reshje lokale shiu. Reshje më të dendura priten të premten, kur do të ketë edhe kushte për paraqitje të rralla të bubullimave. Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore, në zonat malore dhe në disa vende më të larta, reshjet e shiut do të kalojnë në borë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close