“SHBA dhe Teherani zhvilluan bisedime produktive”/ Irani hedh poshtë deklaratën e Trump: Përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për sulmet

Irani ka mohuar të ketë zhvilluar ndonjë dialog me SHBA, duke i hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump si një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për plane ushtarake.

Sipas agjencisë Mehr News, disa vende rajonale kanë ndërmarrë “iniciativa” për të ulur tensionet.