LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: Profesori Magbul Kamberi zgjidhet kryetar i nëndegës së “Sahat Mahallës”

Në vazhdën e ringritjes së fuqishme të strukturave të degës së BDI-së në Tetovë, kryetari i degës Bajram Rexhepi sonte përcolli punimet e kuvendit të nëndegës së “Sahat Mëhallës” ku me shumicë votash kryetar i kësaj nëndege u zgjodh profesori Magbul Kamberi, shkruan Top24

“Sonte, me aktivistët e Sahat Mëhallës, mbajtëm Kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege.
Kryetar u zgjodh profesori Magbul Kamberi, historian me përvojë shumëvjeçare në arsim. Kompetenca dhe entuziazmi janë parakusht për të ndërtuar një strukturë të rifreskuar partiake, e cila do t’u përgjigjet nevojave të kohës dhe do të përfaqësojë denjësisht interesat e qytetarëve” shkruan kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close