
Masa e qeverisë për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind jo vetëm që është e vonuar, por nuk do të ketë asnjë efekt, thotë kreu i LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, për shkak të vonesës së masave, qytetarët deri tani kanë paguar 4,5 milionë euro për shkak të çmimeve më të larta të derivateve. Filipçe pretendon se nesër do të shtrenjtohen edhe benzina edhe dizeli.
“Qytetarët nuk do të shohin gjatë ditës së nesërme, javën e ardhshme, periudhën e ardhshme, një ulje reale të çmimeve të karburanteve që do t’i paguajnë në pikat e karburantit, por karburanti pritet të rritet për 4 deri në 6 denarë sipas llogaritjes së re të çmimit”, tha Venko Filipçe.
“Pyetem me çfarë fytyre, pa turp, doli kryeministri para qytetarëve me vetëm një masë të pjesshme? Për të na folur sa janë çmimet e karburanteve në vendet fqinje? Po, çfarë bëri kryeministri gjatë tre javëve të fundit? Me festime të PPE-së me shpenzime të qytetarëve, fundjavë të zgjatur me spine, defokus, fyerje, gjuhë të papërshtatshme, sulme ndaj meje personalisht dhe opozitës, dhe sigurisht me gënjeshtra, se kemi qenë ekonomia e katërt në botë”, deklaroi Filipçe.
“Dëgjoj përsëri shembullin për vaksinat. Thotë se Maqedonia atëherë ishte në gjunjë dhe mori vaksina nga Serbia. Ja t’i përgjigjem – atëherë, e gjithë bota kishte problem. Hristijan, ne nuk u kërrusëm si ti, duke kërkuar pushtet dhe duke premtuar se do ta ktheje emrin (e shtetit)”, theksoi Filipçe.



